top of page

Trelece.

Updated: Jan 29, 2023

Perbersit per Pandispanjen

6 kokra veze 250 gr sheqer 250 gr miell 16 gr vanilje

5 gr kripe


500 gr pana (krem qumeshti) 500 gr qumesht

397 gr qumesht condensed (eshte ne kuti e gjeni ne, SM)


Pergatitja

Per te pregatitur pandispanjen ndajme fillimisht te bardhat nga te verdhat e vezeve duke i vendosur ne dy ene te medhaja. Rrahim ne fillim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat me gjysmen e sheqerit derisa perberja te zbardhet dhe te dendesohet.

Rrahim per rreth 5 minuta edhe te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe pak kripe derisa perberja te jete fryre dhe te mos bjere nga ena.

I bashkojme te dyja masat ne nje ene te vetme duke i perziere me kujdes me nje luge druri dhe levizje rrethore. Shtojme dalengadale me ane te nje site miellin dhe vaniljen ne menyre qe te mos formohen kokerriza dhe i perziejme te gjitha me luge druri derisa te perftojme nje perberje homogjene.

Ndajeni brumin në nje tava me dimesione 35x25 cm të lyer me parë me gjalpë dhe miell, (Ose shtroni leter per pjekje ne furre). Piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°-170° për 30 minuta. Kur të jen gati hiqini nga furra dhe lërini të ftohen plotësishtë.


Me pas perzjejm tre llojet e qumeshtit.

Pasi te jete pjekur panespanja e leme te ftohet, me pas e nxjerim nga tepsija ,hedhim gjysmen e mases se qumshtit ne fund te tepsise ,,me pas shtrojm panespanjen, e ç"pojm me nje maj thike ,qe te regjet sa me mire hedhim gjysmen tjeter te qumeshtit .

Ne fund shtojm karamelin.






232 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page