top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Tasqebap.

Updated: Jan 3, 2021

Tasqebap.

Një recetë tipike, e vjetër dhe e trashëguar brez pas brezi në të gjitha trevat, tasqebapi vijon të mbetet ashtu si dikur një nga gjellët më shijeplota e të mrekullueshme të sofrës shqiptare.


Tasqebap padyshim nuk mund të bëjë përjashtim në menunë tradicionale të gjellëve nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare.


Një gatim special, krejtësisht i lehtë për t’u përgatitur, Tasqebapi është një ndër gjellët tipike për një vakt të shijshëm dreke.


Është gjella që nuk mungon në asnjë menu të restoranteve tradicionale shqiptare, e që krahas sigurisht shqiptarëve, kjo pjatë ka mahnitur edhe turistët e huaj duke kënaqur nepsin e tyre me shijen e plotë të saj.


Tasqebapi shoqërohet në mënyrë fantastike me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, duke nisur nga pilafi, sallatat e freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.


Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shijon shumë sigurisht me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.


Sipas dëshirës, mund të shoqërohet dhe me garniture perimesh, në mënyrë të veçantë shkon me pure patatesh ose patate të ziera.


Tasqebap.

(Përbërësit e kësaj recete janë për 5-6 persona)


600 gr mish

3-4 kokrra qepë

5-6 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

2 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 3-4 kokrra domate mesatare

4-5 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq


Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.


Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.


Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.


Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.


Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.


Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.






46 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Kommentarer


bottom of page