top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Supë me Qiqra:

Supë me Qiqra:

Në këtë kohë të vitit gjëja më e mirë që mund të imagjinohet në tryezë është një pjatë e ngrohtë e plot shije.


Me siguri ju vjen në mendje aroma e një supe të mirë në një ditë të ftohtë dimri.


Perime, lëng mishi, makarona të vogla apo oriz, në recetën e sotëme nuk do të gjeni asgjë të ngjashme, por njëjtë të shijshme.



Qiqrat përveçse janë bishtajori i tretë më i konsumuar në botë, kanë plot vlera dhe janë të mrekullueshme në shije.


Përbërësit


400 gr qiqra

2 kg lëng mishi

70 gr salcë domatesh

2 karrotë

2 selino

1 qepe e bardhë

1 presh

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 degëza rozmarinë

3 gjethe dafine

kripë

piper i zi


Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete filloni me zierjen e lëngut të mishit.


Nëse keni qiqra të freskëta, kini parasysh t’i lini ato një natë në ujë në mënyrë që të zbuten.


Ndërkohë shpëlani mirë qiqrat, lërini mënjanë dhe filloni me pastrimin e preshit dhe selinosë.


Grijini më pas në rrathë të vegjël të imët, bashkë me qepën të cilën duhet ta prisni po ashtu imët.


Në fund prisni dhe qëroni edhe karrotën dhe të gjithë perimet tuaja shtojini tek një tenxhere, spërkatur me vaj ulliri.


Për të ndihmuar perimet të gatuhen më mirë, shtoni edhe pak nga lëngu i ngrohtë të mishit që përgatitët më parë.


Vazhdoni me zierjen përreth 10 minuta të tjera dhe më pas shtoni qiqrat që duhet të jenë të buta.


Lërini dhe ato të zihen për disa minuta e më pas shtoni gjethet e dafinës, dhe degëzat e rozmarinës pa i thërrmuar.


Në mënyrë që të mund ti hiqni kollaj në fund.


Përzieni pak qiqrat, shtoni përsëri pak lëng mishi dhe salcën e domateve, më pas mbuloni tenxheren me kapak.


Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 2 orë me rradhë duke i shtuar lëng mishi sipas dëshirës.


Në fund të përgatitjes hiqni me kujdes gjethet e dafinës dhe degët e rozmarinës.


Shtoni kripë dhe piper dhe pjata është gati.


Shëbejeni të ngrohtë, shoqëruar me pak bukë të thekur.

29 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page