Supë me polentë.
Koha e pergatitjes: 15 Minuta.
Perberesit: Per 4 -5 persona.
5-6 lugë gjelle gjalpë
3-4 lugë gjelle të mbushura plot polenta
1 l bulljon perimesh,
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja.
Gjalpën ngroheni, shtoni polentën e skuqeni për 1-2 minuta në zjarr të ngadalshëm, duke e përzier vazhdimisht që të mos digjet.
Kur të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojani bulljon perimesh, dhe ziejeni për 10 minuta.
Ndërsa para servimit spërkateni me majdanoz.
Gjalpën mund ta zëvendësoni edhe me vaj, por gjella merr një shije më të posaçme falë gatimit të saj me gjalpë.
Ju bëftë mirë!
Comments