Supë me hudhra dhe perime.
PËRBËRËSIT:
1 kokërr hudhër (10 thelpinj ose dhe më shumë sipas dëshirës)
1 qepë mesatarenjë kërcell selino
1 patate e madhe ose dy mesatare
1 finok i madh
3 filxhanë çaji me lëng mishi pule
1 filxhan çaji qumësht
2lugë vaj ulliri
1 lugë gjalpë
majdanoz
copëza buke të thekur
kripë, piper i zi
2 luge salce kosi
PËRGATITJA:
Pastrojmë dhe presim në copa gjithë perimet (përfshirë qepën dhe hudhrat) dhe i vendosim të ziejnë me lëngun e mishit. Shtojmë dhe qumështin, vajin, gjalpin. E ziejmë supën rreth 20 minuta, sa të zbuten perimet. E bëjmë supën pure. E provojmë dhe e rregullojmë shijen me kripë. Nëse preferojmë, në fund mund të shtojmë dhe 2-3 luge salce kosi. E shërbejmë supën me copa buke të thekur, majdanoz dhe piper të zi të sapo bluar.
Comments