top of page

Supë magjerica


Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi

Supe Magjerice

Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese supen magjerice do ta gatuajme diten e Shtune sipas zakonit te festes se Pashkeve dhe nuk disponoj fotografi sot do t' ju jap nje mendim per gatimin e kesaj supe ,

Kete supe nuk eshte e thene se e gatuajne vetem besimtaret ortodokse kete mund ta gatuaje kushdo dhe kur te doje ,


Te brendshme te qengjit

Qepe te njoma

1 qepe e thate

Oriz

Kopro

Majdanoz

1 tufe e vogel marul , ( ketu kujdes tjeter marule dhe tjeter sallata jeshile fru fru mos ti ngaterojme )

2 veze

2 limon

Piper i zi koker

Kripe ,


Pergatitja.

Ne nje tenxhere hedhim uje dhe kripe , Marrim te gjitha te brendshmet e gjengjit dhe i gedhim ne tenxhere te plota siç jane te pa prera , Hedhim dhe piper te zi koker ddhe e keme te ziejne per rreth 15 min , I nxjerim nga tenxheria dhe lengun e derdhim , Ne tenxhere hedhim vaj ulliri dhe qepen e grire dhe e kaurdisim , Gjate kesaj kohe marrim thiken dhe presim ne copa jo shume te vogla por as shume te medha te brendshmet , I hedhim ne tenxhere dhe i teazojme me qepen e kaurdisur , Shtojme uje dhe kripe dhe e leme ne zjar , Presim qepet e njoma , majdanozin dhe kopron dhe i hedhim ne tenxhere , Ne kohes qe fillon te valoje shtojme orizin , Oris duhet pak mos na behet ne fund pilaf , E leme re zieje rreth 20 min , E mbyllim zjarin , Ne nje tas shtrydhim dy limona , Hedhim dhe dy veze , I trazojme me tel shtojme dhe pak piper te zi , Ketu kujdes , Qe te mos pritet do merrni me garuzhe leng nga tenxheria dhe do ta hidhni ne tas avash avash duke e trazuar , Do hidhni tre garuzhe leng dhe trazim , Pastaj nga tasi avash avash hidheni ne tenxhere , Kur ra servirni hidhini limon dhe piper re zi sipas deshires ,

Mos haroni kur hedhim qepen e njome dhe marulen e prere ne copa mesatare ,

Gezuar Pashket dhe ti festojme te gjithe bashke ortodokse dhe muslimane , Zoti eshte nje per te gjithe ,



73 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page