top of page

Spaghetti me sardele.

Updated: Jan 26, 2021

Spaghetti me sardele.

Përbërësit:

500 gr spaghetti

2 konserva sardele

2 lugë gjelle vaj ulliri

2-3 thelpinj hudhër të grira

1 majë lugë çaji spec djegës

270 gr domate konservë të copëtuara

120 gr ullinj pa bërthamë

1 lugë gjelle capperi të kulluara

rreth 2 lugë gjelle majdanos i grirë

kripë, piper.


Pergatitja.

Për të gatuar spaghetti me sardele veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë spaghetti-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Ndërkohë skuqim hudhrën në vaj për rreth 1 minutë. Shtojmë specat djegës, domatet dhe sardelet. I gatuajmë duke përzierë dhe copëtuar sardelet me një lugë druri. Pas 2-3 minutave shtojmë ullinjtë dhe caperin. Kullojmë spaghetti-t duke ruajtur pak nga uji ku zienë dhe i hedhim bashkë me të në tigan. Ngremë zjarrin në maksimum dhe gatuajmë duke përzierë derisa salca të arrijë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë, shtojmë majdanozin, përziejmë dhe një herë dhe shërbejmë.

Ju bëftë mirë



92 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page