top of page

Spaghetti me sardele.

Updated: Apr 6, 2022

Përbërësit:

– 400 gr spaghetti

– 1 lugë gjelle vaj ulliri

– 2 thelpinj hudhër të grira

– 1 majë lugë çaji spec djegës

– 250 gr domate konservë të copëtuara

– 2 konserva sardele në salcë domate

– 100 gr ullinj pa bërthamë

– 1 lugë gjelle capperi të kulluara

– rreth 2 lugë gjelle majdanos i grirë

– kripë

Si te gatuajme “Spaghetti me sardele” – Receta gatimi për “Spaghetti me sardele”. Për të gatuar spaghetti me sardele veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë spaghetti-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Ndërkohë skuqim hudhrën në vaj për rreth 1 minutë. Shtojmë specat djegës, domatet dhe sardelet. I gatuajmë duke përzierë dhe copëtuar sardelet me një lugë druri. Pas 2-3 minutave shtojmë ullinjtë dhe caperin. Kullojmë spaghetti-t duke ruajtur pak nga uji ku zienë dhe i hedhim bashkë me të në tigan. Ngremë zjarrin në maksimum dhe gatuajmë duke përzierë derisa salca të arrijë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë, shtojmë majdanozin, përziejmë dhe një herë dhe shërbejmë.

Ju bëftë mirë

10 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page