top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Si përgatitet boza dhe cilat janë vlerat ushqyese të saj.

Si përgatitet boza dhe cilat janë vlerat ushqyese të saj.

Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit dhe njihet ndër vendet e Ballkanit si një pije me vlera ushqyese. Boza shqiptare është më e verdhë dhe më e ëmbël se llojet e tjera të bozave që prodhohen në Ballkan e në vende të tjera.

Përbërësit:

600 g miell misri,

6 litra ujë të vakët,

30 g tharmë (maja) buke

600 g sheqer


Përgatitja:

Në një enë (tenxhere) matet mielli, i shtohet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).

Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet here pas here, më së miri me garuzhdë.

Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet.

Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë.

Dobitë nga boza

Boza ka disa dobi për shëndetin, siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike, pasi përmban vitamina A, C, E dhe katër lloje B.

55 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page