top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sardele te Marinuara:

Sardele te Marinuara:

PERBERSIT:

700 gr sardele

3 hurdhera

lengu i 2-3 limonave

lekura e nje limoni e grire imet

nje tufe e vogel majdanoze

nje tufe te vogel koper

400gr vaj ulliri

piper krip simpas deshires.


PERGATITJA:

Pastroni sardelet duke i hequr dhe shiritin e halave ne mes me kujdes qe mos te shkeputen pjeset .Lajini mire ne uje te bollshem.Lerini te kullojne dhe pergatisni marinimin .Grini gjethet e majdanozit ,koperin, hurdheren imet dhe i shtoni lengun e limonave dhe lekuren e nje limoni te grire imet me vajin e ullirit,shtoni pak piper dhe pak kripe.Perzijeni mire masen e krijuar dhe vendosni marinimin te sardelet duke pasur kujdes qe ato te rrine te shtrira mire ne menyre qe te gatuhen.Lerini te pakten 5 ore ne frigorifere para se ti servirni.

Mund ti sherbeni te shoqeruara me buke te thekur dhe natyrisht nje gote vere te bardhe. Sardelet e marinuara jane nje antipaste qe gjendet pothuajse ne gjithe kuzhinen e bregdetit dhe jane mjafte te konsumueshme ne vere.Keshillohet qe marinatura e Sardeleve te behet ne ene plastike,qelqi ose balte.

Ju befte mire !

24 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Opmerkingen


bottom of page