top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Salsa Gravy (Grevi)

Updated: Jan 14, 2021

Salsa Gravy (Grevi)

Perbersit:


Për të përgatitur salsën Gravy (grevi)kryesorja është të ruani lëngun e rostos ose vajin që keni skuqur mishin edhe disa ditë më pare duke e ruajtur mënjane dhe ta perdorni kur ju nevojitet kjo salsë.

Lënge nga a rostoja ose yndyre nga tigani ku keni skuqur mishin

miell

pak kripë dhe piper i zi


Pergatitja:

Nëse po e pergatisni këtë salsë me lëngun ku është gatuar rostoja,mjaftonë ta kulloni dhe ta lini mënjanë në qetësi në mënyre të tillë që të ndahet pjesa e yndyrshme nga ajo e lëngëshme.Heqim pjesën e yndyrshme më ndihmën e një luge dhe e ruajmë mënjanë.


Nëse po e pergatisni me yndyrën që ju ka tepruar nga skuqja e bërxollave ose biftekeve,ju nevojitet dhe lënge mishi i bëre nga ju.


Vendosni në një enë yndyrën që kemi përfituar,shtojmë 2-3 luge gjelle miellë dhe e skuqim deri sa të mari ngjyrë kafe.Shtoni pjesen e lëngeshme të rostos ose lëngun e mishit jashtë zjarrit dhe perziejeni mire duke pasur kujdes mos ju formohen kokrriza.Vendoseni përseri në zjarrë duke e përzier here pas here që mos ju ngjitet derisa të filloje të trashet.Shtoni kripë dhe piper të zi ,provojeni nësë është e pëlqyeshme për ju.

Mundë ta ruani në një enë qelqi në frigorifer për disa ditë.

Në vartësi të lëngut që do përdorni dhe ngjyra e salsës do jetë e ndryshme.Unë kam përdorur lëng rostoje dhe doli në ngjyrë mjalti të errët.


Ju bëfte mirë





58 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page