top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallatë me patate të ëmbla.


Nje sallate e mrekullueshme, dhe nese nuk e keni provuar akoma, ju sugjerojme ta pergatisni sa me pare. Do kthehet ne nje nga pjatat tuaja te preferuara

Përbërësit:

5 patate të ëmbla

1 kokerr limoni.

2-3 lugë vaj ulliri.

1 lugë hudhra të shtypura

1 luge majadanoz të grirë.

½ luge piper chili të kuq te prere holl

Menyra e pergatitjes:

Qeroni dhe pritini patatet në katrorë të vegjël.

Mund t’i piqni ne furre me pak vaj ulliri ne 220 grade C per 20 minuta, ose mund t’i zieni.

Nderkohe ne nje tas sallate perzieni 3 luge vaj ulliri me lengun e limonit, hudhren, majdanozin dhe piperin e kuq.

Shtoni patatet e pjekura (ose te ziera) dhe i përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.

Keshillohet te konsumohet e ngrohte.

Keshilla:

Mund te shtoni ne sallate edhe perberes te tjere, si psh, lengun e nje portokalli dhe lekuren e tij, xhenxhefil i grire.

76 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page