top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallata me Bullgur.

Updated: Mar 21, 2021

Sallata me Bullgur.

Koha e pergatitjes: 15 Minuta.


Perberesit: Per 4 me 5 persona.

250 gr bullgur,

2 qepë,

2 spec i kuq,

1 kastravec,

3 lug vaj ulliri,

250 – 300 g mish pule nga skara,

12 kube djathë feta,

450gr ujë,

kripë, piper, sipas dëshirës,


Përgatitja:


1. Në 450gr ujë të nxehtë shtoni një lugë çaji kripë dhe 250gr bullgur. Përzieni me pirun, mbuloni dhe zieni 13-15 minuta në temperaturë të ulët.

2. Derisa bullguri të zihet, priteni mishin e pulës ose nëse është pa kocka vetëm priteni në kube.

3. Perimet pastroni, lani dhe pritni në kube. Të gjitha hidheni në pjatën në të cilën shërbehet sallata. Përzieni, hidheni kripë, piper dhe vaj.

4. Kur bullguri të jetë i zier, hiqeni nga zjarri dhe lëreni 5 minuta të ftohet. Bullgurin e nxehtë me pirun me kujdes përzieni derisa të bëhet bullguri i shkriftë.

5. Sasinë e dëshiruar të bullgurit përzieni me perimet e përgatitura më parë. Sipas dëshirës hidheni ndonjë kube djathi feta apo pak fletë të grira majdanozi.

6. Përzieni. Sipas nevojës apo dëshirës shtoni edhe pak erëza.


Shenime.

Me këtë sallatë nuk është e nevojshme asgjë tjetër, sepse shërbehet me perime të sezonit dhe me ato perime të cilat i keni në kuzhinë.

Eventualisht mund të shtoni një gjysmë veze të zier fortë. Një gotë pijeje e ftohtë nuk do të jetë e tepërt.



198 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios


bottom of page