top of page

Risotto me kunguj, domate dhe bizele.

Risotto me kunguj, domate dhe bizele.

Përbërësit:

– 2-3 lugë gjelle vaj ulliri

– 1-2 qepë e grirë hollë

– 2-3 thelpinj hudhra të grira hollë

– 4 domate të prera në kubikë me brinjë rreth 1 cm

– 450 gr oriz të përshtatshëm për risotto (Arborio, carnaroli ose vialone nano)

– 1 lugë çaji rozmarinë e grirë

– 1 e ½ lëng i nxehtë perimesh (në vend të tij mund të përdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)

– 3-4 kunguj të prerë në kubikë të vegjël

– 150 gr bizele

– 1 e ½ lugë gjelle borzilok i grirë

– 3 lugë gjelle parmigiano e grirë

– 70 gr gjalpë

– kripë

Për të gatuar risotto me kunguj, domate dhe bizele veprojmë në këtë mënyrë:

Skuqim qepën dhe hudhrën në zjarr të mesëm në vaj ulliri deri sa të fillojë të marrë ngjyrë qepa. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë të gatuajmë deri sa të nxehet mirë ai. Shtojmë 1/4 e lëngut dhe gatuajmë duke përzierë vazhdimisht. E përsërisim këtë procedurë deri sa të kemi përdorur tërë lëngun. Herën e fundit që do të hedhim lëng, bashkë me të shtojmë domatet, kungujt, bizelet dhe kripë. Pasi të ketë mbaruar tërë lëngu orizi duhet të jetë bërë “al dente”. E heqim nga zjarri, shtojmë djathin dhe gjalpin, përziejmë mirë, e lëmë të rrijë për rreth 2 minuta dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë

5 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Commentaires


bottom of page