top of page

Regresioni në moshën 18 muajsh.

Regresioni i gjumit te fëmijët

Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm nën moshën 3 vjeçare dhe kanë fjalën e tyre të preferuar “JO” janë të adhurueshëm, të paparashikueshëm, dhe fantastik. Por shumë prindër e dinë që të rrallë janë ata fëmijë që e bëjnë gjumin lehtë dhe s’të lodhin.


Shumica e prindërve përballen me sfida të panumërta në mbijetesën me një fëmijë të vogël i cili ka problem me gjumin. E nëse as e kanë tentuar ta trajnojnë për gjumin. Apo kanë tentuar por përpjekjet kanë qënë të dështura rezultati është i njëjtë. Një fëmijë me problem gjumi i cili është i pamundur për tu përballuar.


Ajo çfarë shumica e prindërve nuk shohin është se nuk është dëshirë e fëmijët të zgjohet disa herë natën dhe të bërtas. Shpesh herë ka faktorë të jashtëm që influencojnë kualitetin dhe sasinë e gjumit që ata bëjnë. Kjo mund të jetë që nga regresionet e deri te ëndërrat e këqia, transferimet në krevat, një fëmijë i ri në shtëpi etj. Më poshtë do përpiqemi t’ju ndihmojmë me disa nga këto problem të zakonshme. Keshtu fëmija juaj të bëjë një gjum të këndshëm dhe të gjatë!


Shpjegimi i regresionit të gjumit

Regresioni i gjumit është ajo që ndodh kur fëmija përjeton disa ndryshime të caktuara në zakonet e gjumit (zakonisht përpara se të fitojë një aftësi të re zhvillimi). Shoqërohet me zgjime të shpeshta gjatë natës, refuzon të flejë gjatë ditës, luftë në çdo vakt gjumi. Por ju duhet të diferenconi mes regresionit të muajit 18 dhe më pas regresioni kur mbush 2vjeç.

Regresioni në moshën 18 muajsh

Diku mes muajt të 16-20 të fëmijës suaj ai shëndrohet në një fëmijë me opinone i cili kërkon pavarsi dhe ju lufton duke ju shtypur butonat. Për ta thënë pak më qartë është një fazë ku rutina e gjumit preken negativisht. Shtoji kësaj dhe pavarësinë që ka fituar fëmija juaj dhe kokëfortësinë dhe ju do kuptoni skenat qe do të përballeni.


Mënyra më e mirë për t’ju qasur regresionit të gjumit në moshën 18 muajshe është të përpiqeni të ofroni kushtet e duhura për gjumë të mirë (si në dreke dhe në darkë). Vetëm kaq mund të bësh gjatë një regresioni. Duhet t’ja përsërisni vetës që dhe kjo ka një fund dhe do kaloj.


Një keqkuptim i zakonshëm i prindërve pa ekspëriencë është vendosja e një rutine gjumi e cila funksiononte më së mirë tani nuk bën më. Mos bie në këtë kurth! E vërtetë është se ju nuk po bëni gabim e nuk duhet të ndryshoni çdo gjë që rutina të fuksionojë. Konsiderojeni si një fazë e përkohëshme në të cilën do ketë plot sfida gjumi por sapo të mbaroj fëmija do i kthehet rutinës së vet derisa të vi regresini i moshës 2 vjeçare. Duhesh ta kesh dëgjuar shprehjen ‘’mosha dy vjeçare adoleshtena”.


I quajnë adoleshtna për shumë arsye , njëra prej tyre është regresioni që i shoqëron. E vetmja e mirë është se me shprese do të jetë e fundit që përjeton. URRA!


Kjo fazë regresioni përshkruhet me refuzim për të fjetur në drekë, luftë për të fjetur në darkë, ankth ndarje nga ju, zgjime të shpeshta natën, zgjim i hershëm, dhe dëshirë e madhe për t’ju vënë në pikëpyëtje autoritetin tuaj.


Kjo fazë nuk është argëtuese por ja disa këshilla që mund të ju ndihmojnë:

Lejojeni të voglin tuaj të ushtrohet në individualitetin e tij në një mjedis të kontrolluar. Për shëmbull në vënd që ta pyesni ‘’ a do të ikim të bëjmë pazar?’’ pyete ‘’dëshiron të veshësh këpucët blu apo jeshile kur të ikim të bëjm Pazar?’ Kjo e bën të ndihet sikur opinion i tij është i rëndësishëm.

Merre lehtë me aktivitetet e fëmijës. Çdo gjë është e re dhe emocionuese për një 2 vjeçar. Ata tejmbushen me miliona gjëra të reja që zbulojnë mbi botën, ti e ke në dorë të kuptosh lodhjen dhe të regullosh ditën e tij.

Për të lehtësuar ankthin e ndarjes dhe frikërat e fëmijëve siguroje që çdo gjë është në regull, se mami dhe babi mund të shkojnë në punë gjatë javës por gjithmonë kthehen për ta marrë etj. Përdor fjalë qetësuese dhe ngushëlluese natën për ta ndihmuar të ndihet i sigurt përpara se të flëj. Ji mirëkuptues për frikërat që fëmija ka edhe pse mund të ju duken qesharake për atë nuk janë të tilla.

Për sa gjumë ka nevojë fëmija juaj?

Nevoja për gjum varijon nga mosha, për shëmbull përpara ditëlindjes së dytë e vogla juaj kishte nevojë për afro 11 orë gjum natën + 3 orë gjumë gjatë ditës (të ndara në një vakt gjumi ose dy). Këto vakte gjumi ju ulet kohëzgjatja dhe shëndrohen në 1ore e gjysëm gjum në moshën dy vjeçare. Në moshën 3 vjeçare ka nevojë vetëm për 1 orë gjumë gjatë ditës për të rikarikuar bateritë e tij.


Mungesa e gjumit të fëmijët (çfarë është dhe si ta trajtosh)

Mungesa e gjumit te fëmija është kur fëmija juaj i mungon në mënyrë përmanënte gjumi dhe shëndrohen në supër aktive (sidomos kur i kalon orari i gjumit) të mbi lodhur aq shumë sa nuk i zë dot më gjumi. Ky është një cikël vicioz që prindërit i hynë në mungesë të informacionit .


Fëmijët që kanë një kohë të gjatë në mungesë të gjumit janë më të acaruar, lehtësisht të shpërqëndruar dhe flnë pa rutinë dhë në orare random. Për ta ndihmuar fëmijën tuaj ti rikthehet rrugës së duhur të gjumit ju duhet të ndiqni një rutinë konstante gjumi dite dhe nate.

5 gabimet më të zakonshme në problemet e gjumit

Zgjimi gjatë natës

Vëtëm nëse fëmija juaj po i del një dhëmb apo është sëmur , gjumi i natës duhet të ngelet i pashqetësuar. Por fatkeqsisht kjo ndodh rallë dhe fëmijë pa problem e kanë të vështirë të flenë gjatë gjithë natës pa u zgjuar.


Zgjimet në mes të natës janë thjesht një …zakon. Në këtë rast, shtyrja e orarit të gjumit me 15-20min mund të jetë zgjidhje e problemit. Nëse fëmija zgjohet papritur natën duhet të zbuloni arsyet përse kjo ndodh. Ndoshta një ndryshim i ri ka ndodhur në jetën e tij për të cilin akoma është duke u mësuar? Në çdo rast është detyra juaj ta qetësoni kur fëmija zgjohet në mes të natës dhe ta siguroni që çdo gjë është në regull. E di është më e lehtë ta thuash se ta bësh por kjo është të jesh një prind i përgjegjshëm.


Lufta për të fjetur natën

2 dhe 3 vjeçarët janë specialist në vënien në skenë dramën e gjumit natën. Shpesh herë e përshkruar si sjellje tipike normale e fëmijëvë të kësaj moshe ata refuzojnë të flenë dhe kjo normalisht ndikon dhe te prindi më i qetë.


Këshilla për ta fituar këtë luftë varion në arisen pse fëmija juaj refuzon të flejë. Disa nga aryset mund të jetë që nuk e ka aftësintë të vet-qetësohet, ka ankth nga ndarja, është i mbistimuluar apo po teston limite. Sapo të kesh kupuar arsyen do dish si ta trajtosh.


Largimi nga krevati juaj

Shumica e fëmijëve tregojnë preferencë për të fjetur në krevatin e prindërve. Vetëm nëse ju pëlqen ti mbani aty kjo është një problem që duhet zgjidhur. Ajo që unë quaj ‘’akrobacia” është lëvizja që i vogli ja del të dal nga krevati i vet dhe vjen te krevati juaj.


Një zile te dera e dhomës së tyre mund të ju funksionoj ta kuptoni që ja doli të dal nga dhoma e po vjen te ejotja. Kjo do të ju jap kohë ta riktheni në krevatin e tij.


Disa ekspertë sugjerojnë një ‘leje gjumi’’ por kjo ndodh një herë gjatë natës ku i lejoni të dal nga krevati i vet (pa ardhur te i juaji) dhe t’ju kerkoj le të themi ujë. Një lodër të cilën mund ta përqafoj zakonisht funksonon mirë dhe e bën të ndihet i mbrojtur.


Ëndërrat e keqija natën

Së pari është më rëndësi të bëni dallimin mes endërrave të këqija dhe shqetësime të natës . Këto të fundit ndodhin kur fëmija është në fazën e gjumit të thellë (zakonisht disa orë pasi flenë). Ndërkohë që ëndërrat ndodhin në fazën e e REM të gjumit (zakonisht shumë herët në mëngjës).


E para ndodh kur tranzicioni nga gjumi i thellë në gjumin REM dhe duken të frikshmë. Nuk janë diçka për të cilën duhet të shqetësoheni pasi fëmija nuk e mban mënd.


Ëndërrat e frikshme apo të këqija janë një problem i fëmijëvë nga 2-5 vjeç. Ndodh sepse gjatë kësaj moshë është kur imagjinata arrin nivelet më të larta. Sapo të kuptojnë se si funksionon ëndërra zakonisht kjo ndalon së u bëri një problem.


Për të parandaluar këto ruani nivëlin e tyre të stresit, lejojini kohë të flenë, mos i mbi ngarkoni dhe i lodhni.


Fëmija i orës 6 të mëngjesit.

Ajo që unë quaj fëmija i orës 6 të mëngjesit është një fëmijë i cili pavarsisht se sa herë është zgjuar natën zgjohet në mëngjes sapo ka dal dielli dhe është gati për ditën.


Është e vështirë por një mënyrë sesi mund ti qaseni është kjo. Ti shpjegoni se nuk është akoma ora e zgjidhmit dhe ti jepni mundësi për pak kohë të qetë në kreavat me lodrën e preferuar apo librin. Një alternativë tjetër është përdorimi i perdeve të errëta në dhomë ku mund të mos dalloj zbarthjen e ditës.


3 shënja për të cilat duhet ti prisni

Tranzicioni në krevatin e fëmijës së rritur

Nëse po bëni tranzicionin nga krevati i bebes në kreavat për fëmijë më të rritur është e sigurt që do ndikojë në kualitetin e gjumit. Krevati i ri është i panjohur dhe tranzicioni do kohë duke rezultuar në zgjime të shpeshta.


Trajnimi për të shkuar vetë në tualet

Asnjë nënë nuk ka thënë se ‘’periudha e trajnimit për tu larguar nga pampersat është fantastike’’ . Nëse kjo etapë ka filluar për fëmijën tuaj ju më kuptoni mirë. Imagjinoni sa mund të ndikojë të gjumi.


Një motër apo vëlla i ri

Ka disa ndryshime apo rrethana stresuese për një fëmijë si për shëmbull mikëpritja e një antëtari të ri të familjes. Jo vëtëm që banori i ri vetëm qan e bën zhurma por merr kohën dhe vemendjen e mamit dhe babit. Është e vështirë për një fëmijë të përshtatet dhe kjo sjellë problem të gjumi

692 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page