top of page

Receta per ashure.

Receta per ashure.

Koha e pergatitjes: 15 Minuta.

Nese keni neps per nje embelsire te mire e te shendetshme, hani ashure. Ne po ju mesojme receten me te shijshme

Nuk ka me mire se sa nje ashure e pergatitur vete nga duart tuaja. Ne kete menyre mund te kontrolloni sasine dhe cilesine e sheqerit, por edhe mund ta pasuroni me shumellojshmeri frutash te thatam per te perfitur nje embesire edhe me te shendetshme.


Krahina te ndryshme kane menyren e tyre te pergatitjes se ashures, por ne e kemi ber sipas menyres ton. Por sigurisht duke u mbeshtetur ne receten baze, te cilen e kem pasuruar me fruta te thata e te fresketa sipas deshires.


Perberesit:

600 gr grure për ashure

300 gr sheqer kaf

4 lugë niseshte

pak kripe

fruta te thata te copetuara: bajame, arra, lajthi, rrush te thate

kanelle pluhur

kokrra shege dhe luleshtrydhe per dekor

Image result for asure


Pergatitja:

Ne fillim shpelajme grurin ne uje te rrjedhshem dhe e hedhim ne nje tenxhere te zieje bashke me 1 liter e gjysem uje.

Kur te marre vale, ulim zjarrin dhe e leme te zieje ngadale derisa gruri te jete zbutur.

Ne kete moment i hedhim sheqerin dlhe e trazojme mire. E leme te zieje edhe perreth 15 -20 minuta.

Shtoni nje luge caji kanelle pluhur brenda ne tenxhere dhe perziejeni mire. (Kjo eshte sipas deshires, nese doni te ulni sasine e sheqerit).

Me pas, ne nje ene hedhim niseshtene dhe e hollojme me pak uje.

E shtoime niseshtene ne tenxheren me grure dhe e trazojme mirë dhe e leme te zieje per disa minuta derisa te trashet lengu.

Shtoni brenda ne tenxhere gjysmen e sasise se frutave te thata te copetuara (jo te grira). Perziejeni mire.

Ashurja eshte gati per tu ndare neper tasa ose kupa. Perdorni nje garuzhde te vogel per shperndarjen.

Siper sperkatini me kanelle pluhur, pastaj me frutat e thata.

Lerini tasat te ftohen, pastaj mund ti ruani ne frigorifer.

Sipas deshires, mund ti shtoni kokrra shege dhe copa luleshtrydhesh para se ti konsumoni.

Nese ju pelqeu receta jone per ashure, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

49 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page