top of page

Receta Gatimi per fëmijë:

  1. KOHA E PERGATITJES 10 MINUTA.

  2. Deri ne 6 muaj bebes i mjafton vetëm qumshti i gjirit dhe duhet që foshnja të ushqehet vetem me qumësht gjiri ,në rast mungese me qumësht të pregaditur artificialisht.

  3. Kurse prej 6 muaj (ose mundet edhe prej 4 muaj) fillohet me ushqime tjera shtes.

  4. Fillimisht femijët thjesht provojne ushqim dhe nuk duhet tu jepet shum deri sa të ngopen.Pra mendojeni ushqimin si plotësues dhe jo kryesor në përmbushjen e nevojave të foshnjes. Ai nuk duhet në asnjë mënyrë të zevendësojë qumshtin pasi ky i fundit mbetet ushqimi primar dhe kryesor edhe për 6 muajt e dytë të jetës.

  5. Fillimi duhet te behet me sasi te vogla dhe ne oret e para te dites. 1-2 luge te vogla jane me se te mjaftueshme per ditet e para.Perdorni luge te vogel plastike pasi kjo eshte edhe me e bute per gojen e vogel pa dhembe!

  6. Nuk ka rregulla te prera per ushqimin e pare. Llogjika qe ndjekim eshte qe ushqimi i pare duhet te jete nga ushqimet me hipoalergjike dhe me neutrale ne shije. Orizi eshte i tille dhe per kete arsye fillimi me miell orizi eshte mjaft i perhapur dhe i rekomanduar. Gjithashtu edhe banania eshte nje ushqim shume miqesor per aparatin tretes te foshnjeve. Shija e saj i afrohet shume qumeshtit te gjirit dhe kjo e ben ate shume te pelqyeshme per femijet.

  7. Qumeshti i lopes nuk duhet te jepet para se i mbush 1 vjeç.Mjalti poashtu në mënyre kategorike nuk duhet dhënë foshnjeve nën moshën 1-vjecare.

  8. Vetëm pse foshnja juaj nuk e pëlqen menjehere nje ushqim nuk do te thote qe nuk do ta pelqeje kurre. Prisni disa dite dhe provoni perseri. Mund t’ju duhet ta provoni disa here derisa femija ta aprovoje nje ushqim.

  9. Tregohuni te vemendshem ndaj sinjaleve qe ju jep femija. Nese ai nuk do me, kthen koken menjane, e mbyll gojen dhe e largon lugen, mos insistoni ta ushqeni me zor. Femijet hane kur jane te uritur dhe ndalojne kur jane te ngopur. Duke respektuar kete instikt mund ti ndihmoni te evitojne mbingrenien tani si dhe kur te jene te rritur.

  10. Synoni qe ushqimin e foshnjes ta pergatisni vete. Merrni masat e sigurise dhe higjenes. Preferoni ushqime te pergatitura ne shtepi dhe jo te gatshme ne kavanoza! Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!

  11. Mbajeni mend, mos shtoni ushqimit të përgatitur, as kripë dhe as sheqer!

  12. Pure me Avokado:

  13. Përbërësit:

  14. 1 avokado e vogël-

  15. 2 lug të mdhaja fetëza (corn flakes) prej orizi 1 lug e madhe leng molle Përgatitja:

  16. Fetëzat e orizit i perzieni ne 150 ml ujë dhe i zieni pak,2 deri ne 3 minuta. Prej avokados matni dhe merrni vetem 60 gr.Ia shtoni ket qullit te orizit poashtu edhe lengun e molles dhe te gjitha i puroni me mikser per bluarje. -E pershtatshme prej muajit te 7.

59 views0 comments

Recent Posts

See All

Regresioni në moshën 18 muajsh.

Regresioni i gjumit te fëmijët Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm...

Comments


bottom of page