Qofte me perime.
Koha e pergatitjes: 30 Minuta.
Perberesit: Per 4-5 persona.
3-4 karrota
2 lulelakre
2 brokoli
3 thelpinjë hudhre
3 vezë
2 qepe
gjysem gote vaj, sipas deshires.
2 gota buke te thermuara galeta,
2 lugë majdanoz të grirë,
krip, piper, sipas deshires.
Përgatitja:
Në blender, shtoni te gjithe perbersit bluani karrotat, lulelakrën, brokolin, hudhrën, vezën, qepën, kripën, piperin e zi. Shtoni dhe buken, galeten, dhe vazhdoni t’i bluani.
Pasi masa të jetë gati, formoni forma rrumbullake në formë të qofteve. Qoftet ti piqeni ne 1 tigan qe te marin ngjyre te arte nga te dyja anet. dhe me pas i futni ne furre te nxehur 180 me 200 grad varet nga furri, qe te piqen gati per 10 me 15 minuta
Mund t’i fërgoni në vaj për 10 minuta, apo t’i piqni në furrë për 20 me 25 minuta në 200 gradë.
Ju bëftë mirë.
Comments