top of page

Peshk gjuhez me salce limoni dhe majdanoz.

Updated: Jun 2, 2020

Peshk gjuhez me salce limoni dhe majdanoz.

Koha e pergatitjes: 20 Minuta.

Perberesit: Per 4 me 5 persona.


5 gjuheza rreth 200 me 300 g secila

miell per te lyer peshqit

120 g gjalpe

2 limon

majdanoz

krip e piper


Pergatitja:

1. Gjuhezave duhet t’u hiqni lekuren, me pas t’i lani me uje te rrjedshem. Thajini dhe me pas lyejini me miell.


2. Ne nje tigan te madh shkrini 60 g gjalpe (mund ta perzieni gjysme sasie gjalpi me pak vaj ulliri) derisa te krijoje shkume. Me pas shtoni peshqit dy nga dy dhe piqini nga tre minuta ne cdo ane. Hiqini nga tigani dhe ruajini ne te ngrohte.

3. Ne nje tigan tjeter shkrini pjesen e mbetur te gjalpit derisa te marri ngjyre kafe te lehte.

4. Vendosni peshqit ne nje pjatance dhe sperkatni me gjalpin e sapo tretur. Rregullojini edhe me lengun e limonit dhe majdanozin e fresket te grire.


Keshille.

Kjo recete ben pjese ne kategorine e gatimeve te thjeshta dhe te shpejta. Eshte nje recete klasike franceze, e cila ka perberes kryesor gjalpin, limoni dhe majdanozin e fresket. Gjuhezat e lyera me miell, skuqen ne gjalpe dhe rregullohen me leng limoni dhe majdanoz, perfekte per nje darke te shijshme.

44 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires

Les commentaires n'ont pas pu être chargés.
Il semble qu'un problème technique est survenu. Veuillez essayer de vous reconnecter ou d'actualiser la page.
bottom of page