top of page

Paçe Shtëpie me Vezë e Limon.

Updated: Apr 12, 2022

Paçe Shtëpie me Vezë e Limon.

Një nga gjellët tradicionale të kuzhinës shqiptare është padyshim paçja.

Është një recetë e vjetër, e trashëguar brez pas brezi nga zonjat e shtëpisë e që përgatitet në çdo kohë e stinë.

Kjo është një recetë e thjeshtë në përgatitje, e lehtë në shije dhe e shijshme gjithashtu, e cila mbetet jo vetëm një ndër më të preferuarat e shqiptarëve por edhe turistëve të huaj po ashtu.

Ndaj dhe paçja mbetet një nga gatimet kryesore dhe më të kërkuara që serviret në restorantet me gatime tradicionale shqiptare.

Ju sjellim më poshtë recetën tipike të përgatitjes së paces në shtëpi.


Përbërësit më poshtë janë për 5-6 persona.


Përbërësit.

1200gr plëndësa të pastruar

150gr vaj ulliri

2 kokërra vezë

Lëng limoni

Kripë, Piper sipas deshires

30-40gr miell gruri


Përgatitja

Plëndësi pasi lahet dhe pastrohen mirë, vihet të zjejë në ujë të ftohtë me kripë.

Kur merr valë i hiqet shkuma dhe lihet të zjejë në zjarr të ngadaltë.

Pasi është zjerë, kullohet nga lëngu dhe pritet në copëza të vogla.

Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni miellin dhe kaurdiseni derisa të zverdhet.

Më pas, ju udhëzoj të shtoni plëndësat e prerë, kaurdisini pak dhe më pas të gjithë masën hidheni tek tenxhere ku keni lëngun që keni zjerë plëndësat.

Lërini të ziejnë bashkë derisa masa të përgatitet në formën e supës dhe pakëz e trashë.

Pasi hiqet nga zjarri, lihet që të ftohet dhe më pas në një tas rrihet lëngu i limonit me të verdhën e vezës dhe i hidhet supës.

Përzihen të gjitha bashkë, shtohet piper i zi i bluar si dhe pak piper i kuq i bluar dhe nëse preferoni edhe pak piper djegës.

Për më shumë shije nëse preferoni kur ta servirni mund t’i hidhni edhe disa pika uthull.

Paçja shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinë, perime të pjekura, bukë të thekur, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi, salcë kosi apo djathra të ndryshëm etj.



130 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page