top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Pandispanjë me Sherbet dhe Portokalle

Updated: Apr 8, 2023


Padyshim pandispanja është një ndër ëmbëlsirat për familjare për tryezën shqiptare.

Një recetë e lehtë, e thjeshtë në përgatitje por shume e shijshme e që të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj.


Përgatitja e Pandispanjës me Protokalle

Përbërësit

Perbersit per Pandispanjen

6 kokra veze

250 gr sheqer

250 gr miell

16 gr vanilje

5 gr kripe

1 lugë kafeje lëkurë portokalli

1 lugë kafeje gjalpë


Për sherbetin

600-700 gr sheqer

1 litër ujë

1-2 lekura lemoni


Pergatitja

Per te pregatitur pandispanjen ndajme fillimisht te bardhat nga te verdhat e vezeve duke i vendosur ne dy ene te medhaja. Rrahim ne fillim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat me gjysmen e sheqerit derisa perberja te zbardhet dhe te dendesohet.

Rrahim per rreth 5 minuta edhe te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe pak kripe derisa perberja te jete fryre dhe te mos bjere nga ena.

I bashkojme te dyja masat ne nje ene te vetme duke i perziere me kujdes me nje luge druri dhe levizje rrethore.

Shtojme dalengadale me ane te nje site miellin dhe vaniljen ne menyre qe te mos formohen kokerriza shtohen lëkurat e grira të portokallit dhe i perziejme te gjitha me luge druri derisa te perftojme nje perberje homogjene.

Ndajeni brumin në nje tava me dimesione 35x25 cm të lyer me parë me gjalpë dhe miell, (Ose shtroni leter per pjekje ne furre).

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°-170° për 30 minuta. Kur të jen gati hiqini nga furra dhe lërini të ftohen plotësishtë.


Ndërkohë përgatisni sherbetin. Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe lëreni të ziejë derisa sheqeri të shkrijë dhe të bëhet në formën e shurupit.

Më pas sherbetin e nxehtë hidhjani sipër ëmbëlsirës së ftohtë.

Pandespanja e përgatitur në këtë mënyrë është bazë për prodhimin e ëmbëlsirave të ndryshme si për torta, pasta në akull, budingë etj.


Gjithashtu mund të jepet edhe me çaj, kafe, kakao etj


50 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page