top of page

Palanik me Djathë.

Updated: Apr 28, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Palanik me Djathë.

Flija në Kosovë, Tropojë e Kukës, Palanik në zonat e Përmetit, Ersekës e Skraparit dhe Qullnik në Zonat e Korçës, Pogradecit etj është një specialitet i mrekullueshëm, tradicional shqiptar i cili pa dyshim qendron në krye të gatimeve tipike të vendit tonë.

Ndonëse receta ndryshon disi në përbërës sipas krahinave të ndryshme, shija të mahnit njëlloj teksa është e pamundur të mos të të përfshijë tërësisht.

Një zakon i moçëm i grave shqiptare, sidomos në fshat, ku gatimi i tij bëhet edhe më i shijshëm për shkak të pjekjes së tij në prush dhe me saç.

Kjo recetë kërkon shumë durim gjatë përgatitjes së saj.

I gjithë sekreti i përgatitjes së palanikut të shijshëm qendron tek mënyra dhe kujdesi që kjo recetë kërkon gjatë pjekjes.

Hapat e të cilës, renditen më poshtë duke ju këshilluar mbi pjekjen në furrë.


Përgatitja e Palanikut me Djathë


Përbërësit

1 kg miell gruri

800gr dhallë e vakët

350gr kos

250 gr gjalpë të freskët fshati

170 gr djathë të bardhë të thërrmuar

1 lugë kafeje sobë buke

Kripë, piper


Përgatitja

Në një enë të thellë shtojmë miellin, dhallën e vakur pak, kosin, kripën dhe sodën dhe përgatisim brumin.

Brumi duhet të jetë i hollë si i krepave ose pak më i hollë se i petullave.

Pasi kemi përgatitur brumin shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzierë që të përhapet në të gjithë brumin.

Pjekja në Furrë

Si fillim parangrohim furrën, por vetëm pjesën lartë të saj.

Lyejmë tepsinë përmes një furçe kuzhine me gjalpë të shkrirë dhe hedhim 2-3 garuzhde nga brumi që kemi përgatitur.

E hapim mirë në të gjithë tepsinë dhe e fusim në furrë të piqet.

Pasi piqet, e lyejmë përsëri me pak gjalpë dhe vijojmë me 2-3 garuzhde të tjera, e fusim në furrë të piqet e më pas vijojmë të njëjtën mënyrë derisa brumi të mbarojë.

Në fund, ju këshilloje që furrën ta ngrohni në të dyja anët, tepsinë e palanikut lyejeni përsëri me gjalpë në sipërfaqe, ndajeni palanikun në katrorë ose rombë dhe piqeni derisa sipërfaqja të skuqet në ngjyrë të kuqërremtë.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për pjekjen e palanikut me saç.



265 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page