top of page

Paella, pjata e detit të Spanjës.

Paella, pjata e detit të Spanjës.

Paella është pjata karakteristike spanjolle që askush nuk do të mund të refuzonte në ditët e verës! Ca për shkak të aromës së detit, ca prej shijeve të tjera që vijnë nga shafrani e perimet, paella merr një shije të pa krahasueshme. Deri sot, restorantet shqiptare që kanë provuar ta sjellin, nuk kanë ‘goditur në shenjë’, prandaj, provojeni njëherë në shtëpi!


Përbërësit:

500 gr oriz

5-6 karkaleca

2 domate

150gr kallamar

150gr midhje

1 bustinë shafran

1 spec

1 limon

2 domate

Paprika

Kripë

Hudhër


Përgatitja:

Në enën ku do gatuhet paella skuqni pak vaj ulliri me hudhër dhe shtoni domatet e pastruara nga lëkura e të prera në kubikë bashkë me specin e prerë, gjithashtu në kubikë. Shtoni aty kokat e karkalecave. Lërini të nxjerrin lëngun dhe largojini.


Në një tjetër tigan të madh vendosni midhjet me fare pak ujë dhe lërini në zjarr deri sa të hapen të gjitha. Prisni kallamarët në shirita jo shumë të hollë. Te tigani ku keni domatet shtoni lëngun e midhjeve. Sapo të nisi të ziejë hidhni orizin, shafranin, paprikën dhe kripën.


Ndërsa orizi ka nisur të ziejë, gradualisht shtoni kallamarët, midhjet dhe karkalecat (sipas kësaj radhe). Përziejini përbërësit me lugë druri dhe lërini të gatuhen për 20 minuta.


159 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios


bottom of page