Oktapod me makarona:
- Alexander Ziso
- Nov 15, 2020
- 1 min read
Updated: Jan 26, 2021
Oktapod me makarona:
Perbersit per 4-5 persona
Koha e përgatitjes 30′
Koha e gatimit 1 orë
PËRBËRËSIT
2 kg oktapod
1 filxhan uthull
1 e filxhanit vaj ulliri
3 thelpinj hudhër të grira në rende
1 filxhanit qep e grirë në rende
400 gr domate konservë të prera hollë
3 lugë pelte domate
3 lugë kechup
6 kokrra spicie bakari 2 flet dafine
1/5kg makarona tubo të prera
krip,piper,piper kajen.
PËRGATITJA
Ziejmë oktapodin në ujë me kripë dhe me uthullën,deri sa të zbutet, e kullojmë dhe e pastrojmë nga cipa e zezë me kujdes mos të prishim venduzat. E presim në copa. Mbajmë 1 gotë ujë nga lëngu dhe tjetrin e hedhim.
Nxehim në një tenxhere vajin dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën.
Shtojmë dhe përbërësit e tjerë, lëngun që mbajtëm krip,piper mbulojmë dhe ziejmë në temperaturë të ulët për 10′.Shtojmë oktapodin e lëmë të ziejë deri sa të mpikset salca.
Ziejmë makaronat në ujë me krip me dy lugë vaj.
I kullojmë dhe i hedhim në salcën me oktapodin duke i trazuar. Shërbehen menjëherë.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!

Comentarios