Oktapod me Koçkulla ose fava.
- Alexander Ziso
- Nov 27, 2020
- 1 min read
Updated: Dec 2, 2020
Oktapod me Koçkulla ose fava.
Perbersit.
1 kg oktapod
110gr vaj ulliri
110gr uthull
2 gjethe dafine
2-3 copë anise asteroide (glikaniso)
Për kockullen
200 gr. kockulla
200 gr. qepë
2 thelpinj hudhër
2 degëza trumze
80gr Verë e Bardhë
250gr. lëng pule ose ujë
Piper, kripe, sipas deshires
Pergatitja.
Ndani tentakulat e oktapodit dhe vendosini në një tigan, hidhni vaj ulliri, uthull, përzieni dhe shtoni fletën e dafinës dhe anise, ose (glikaniso). Mbuloni me fletë alumini dhe piqni në furrë për 35-40 minuta.
Nxehim vajin e ullirit në një tenxhere dhe kaurdisni qepën, hudhrën dhe trumzën deri sa të skuqen. Shtoni kockullen, kavardisini edhe për 2-3 minuta dhe e shuajme me verën.
Shtoni lëngun ose ujin ngadalë derisa kockullat të jenë të buta. Kalojeni në një blender dhe rrihni mirë derisa kockullat të bëhen kremoze. hedhim kripë dhe piperin sipas deshires.
E servirim oktapodin me pure kockulle dhe me mix sallat.

Comments