top of page

Njoki me kungull te verdhe dhe djath gorgonzola:

Njoki me kungull te verdhe dhe djath gorgonzola:

Koha e pergatitjes: 20 Minuta.

Perberesit: Per 4-5persona.




1kg njoki

600gr kungull i verdhe

250 djath gorgonzola

4 luge vaj ulliri

1-2 lugë majdanoz i fresket

krip, piper, sipas deshires.


Pergatitja:

Si fillim pastroni kungullin e verdhe nga lekura dhe e prisni ne kubike.

Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr te mesem, shtoni vajin e ullirit dhe me pas shtoni kubiket e kungullit.

I lini ne zjarr deri sa te shperbehen dhe te behen si brum.

Nderkohe vendosni ujin me pake kripe ne zjarr per te zjer njokit.

Kur kungulli pothuajse te kete shkrire, shtoni djathin gorgonzola dhe kirpen sipas deshires. Djathi shkrin pothuajse direkt keshtu qe mos e lini shume, kur djathi gorgonzola te kete shrire sugua per njokit eshte gati.

Hidhni njokit per te zier, kujtohuni qe njokit duan shume pake kohe per te zier, pothuajse 3-4 minuta.

I kulloni njokit dhe i hidhni tek tigani me sugo me kungull dhe gorgonzola, nese tigani eshte i vogel i hidhni njokit ne tenxhere dhe e shtoni tek tenxherja.

I trazoni njokit me sugon me nje luge druri, dekoroni pjaten me majdanoz te fresekt te prere holle dhe sherbeni pjaten te ngrohte.

Mund te perdorni djath kackavall siper.


Ju bëftë mirë.


78 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page