top of page

Midhje me domate dhe spec djegës.

Midhje me domate dhe spec djegës. Përbërësit:

– 2 domate të bëra mirë, të prera në kubikë të vegjël

– 3 lugë gjelle vaj ulliri

– 2 hudhra të grira

– 1-2 qepë e vogël e grirë

– 1-2 spec djegës i grirë

– 12 lugë çaji salcë domate

– 1 majë luge çaji sheqer

– 1 kg midhje të pastruara

– 2 lugë gjelle borzilok i grirë

– kripë, nëse duhet

Si te gatuajme “Midhje me domate dhe spec djegës” – Receta gatimi për “Midhje me domate dhe spec djegës”. Për të gatuar midhje me domate dhe spec djegës veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim në një tenxhere qepën, specin djegës dhe hudhrën në vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të fillojë të marrë ngjyrë qepa. Shtojmë domatet, salcën e domateve dhe sheqerin. I gatuajmë për 2-3 minuta dhe shtojmë midhjet bashkë me 2/3 e borzilokut. I përziejmë, ngremë zjarrin në maksimum dhe e mbulojmë tenxheren me një kapak që të puthitet mirë. Gatuajmë për 3-4 minuta ose deri sa të hapen midhjet. I hedhim midhjet që s’janë hapur. rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe i shërbejmë të spërkatura me pjesën tjetër të borzilokut.

Ju bëftë mirë

8 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page