top of page

Lazanja me perime.

Updated: Jan 26, 2021


Përbërësit: 1 patëllxhan i prerë në kubikë të vegjël 1 qepë normale e grirë 1 spec i prerë në kubikë të vegjël 1 kungull i prerë në kubikë të vegjël 3 domate të grira 4 thelpinj hudhër të grira gjethet e 4 degëve trumëz 80 gr ullinj pa bërthamë 1 lugë gjelle capperi 2 lugë gjelle borzilok i grirë 2oo gr mozzarella 100 gr petë lasagna vaj ulliri kripë, piper.



Pergatitja: Për të gatuar lazanja me perime veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim kubikët e patëllxhanit në zjarr të mesëm deri sa të marrin ngjyrë. Heqim patëllxhanët nga tigani dhe shtojmë qepën, kungullin, hudhrat, dhe specin e kuq. I skuqim deri sa të fillojë të marrë ngjyrë qepa. Shtojmë ullinjtë, domatet, kaperit dhe patëllixhanët. Gatuajmë për rreth 10 minuta dhe shtojmë kripën, piperin, borzilokun dhe trumëz. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Lyejmë një tepsi të përshtatshme me vaj ulliri. Shtrojmë 1/3 e perimeve në një tepsi, spërkasim me pak moxarela dhe i mbulojmë me petë lazanje dhe siper petave te lazanjave hedhim beshamel. Përsërisim procedurën dhe 2 herë të tjera. Spërkasim në fund me mocarelën e ngelur dhe e pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 40 minuta.

Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!




48 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page