Nje darke per 20minuta:
Kotolete me pule.
Pergatitja: 10 minuta
Gatimi: 10 minuta Per: 4-5 racione.
Perberesit:
PER PULEN:
4-5 fileto pule pa kocka
1 filxhan miell
3-4 veze
2 filxhan therrime buke
Vaj ulliri
PER SALLATEN:
1 luge gjelle qepe e grire
2-3 luge gjelle mustarde
1 filxhan leng limoni i sapo shtrydhur
2 luge gjelle mjalte
1 filxhan vaj ulliri
40-50 gr rukola
1 molle e jeshile
3 luge djathe parmixhano i grire.
Pergatisni pulen:
Pastroni dhe thani mire filetot e pules dhe vensoseni secilen ne mes te dy copa letre furre. Perdorni nje cekic druri ose fundin e nje tigani per te rrahur mishin.
Ne nje tas te mad hidhni miellin, ne nje tas tjeter hidhni vezet dhe rrihini, ndersa therrimet e bukes ne nje tas te trete. Rregullojini miellin, vezet dhe therrimet e bukes me kripe e piper.
Merrni filetot e pules me radhe dhe kalojini ne fillim tel miell, pastaj tek vezet dhe ne fund tek therrimet e bukes. Perseriteni proceduren edhe me filetot e tjera.
Para se te filloni skuqjen, beni gati nje pjate ku te keni vendosur disa peceta letre qe te thithin vajin e tepert nga kotoletat e skuqura.
Vendosni tiganin ne zjarr ne temperature mesatare. Mbulojeni te gjithe fundin e tiganit me vaj dhe prisni sa te nxehet. Filloni skuqjen e kotoletave per disa minuta ne njeren ane derisa te marri nje ngjyre te arte, pastaj kthejini ne anen tjeter.
Pasi te jene skuqur kalojini mbi peceten e letres qe t’i perthithet vaji i tepert.
Beni sallaten:
Ne nje tas te vogel perzieni bashke qepen e grire, mustarden, lengun e limonit, mjaltin dhe vajin e ullirit. Shtojini kripe e piper salces.
Prisni mollen ne feta, pastaj ne shkopinj te vegjel. Shtoni rukolan, djathin parmixhano dhe mollen ne nje tas sallate. Siper shtojini salcen e pergatitur.
Sherbejini kotoletat e pules me sallate siper.
Comments