top of page

Komposto me cojot:(kungull me gjemba), (Kunguj chayote).

Writer: Alexander ZisoAlexander Ziso

Komposto me cojot:(kungull me gjemba), (Kunguj chayote).

Përbërësit: -2 kg kungull me gjemba (cojot), (Kunguj chayote). -1 kg sheqer, -1 qeskë vanilje, Disa kokrra karafili sipar dëshirë Pergatitja: Kungujt lahen mirë, qërohen, priten në 4 pjesë. Hidhen në ujë të ftohtë me pak limontoz ose leng limoni në mënyrë që ato të mos ndërrojnë ngjyrën.I leme per 10 min e i heqim dhe fusim në tenxhere me ujë të valë. I lem per 5-6 min dhe i heqim e i vendosim ne tenxhere me ujë të ftohtë. Në tenxhere të gjerë vihen kavanozat, hidhet ujë i ftohtë dhe gradualisht nxehet uji. Ndërkohë përgaditet shurupi me 1 kg sheqer, 2.5 litra ujë dhe vanilje. Kungujt e kulluara mirë , palosen në kavanoza dhe mbi u hidhet shurupi i nxehtë. Në ç’do kavanoz vihet nga një rriskë limoni, fshihen skajet e kavanozit, mbyllen me kapak dhe zihen 20 minuta. Kavanozat qëndrojnë në tenxhere gjersa të ftohen, pastaj fshihen dhe vendosen në vend të ftohët.

Comentarios


  • facebook
bottom of page