Kofsha pule me oriz në tavë.
Nje recete e shpejte per pergatitjen e nje vakti te shijshem per te gjithe familjen. Ne kemi zgjedhur kofsha pule, por nese ju deshironi mund te merrni nje pule te tere dhe ta ndani ne copa.
Koha e pergatitjes: 30 Minuta.
Perberesit: Per 5 me 6 persona.
8-9 kofsha pule (ose nje pule e prere ne copa)
2 kokërr qepë mesatare
2 thelpi hudher
3 filxhan bizele dhe karota te perziera
2-3 domate ose pak salcë
2 filxhan çaji oriz
kripë
piper
pak gjalpë
leng pule ose uje (rreth 400 ml)
Përgatitja:
Kofshat e pulës i skuqim me qepën e prerë hollë dhe hudhren e grire me nje luge vaj ulliri.
Shtojmë bizelet dhe karotat e grira. Me pas domatet ose salcën, kripë dhe piper. E mbulojme me kapak dhe e lemë në zierje për disa minuta.
Në një tavë shkrijmë gjalpin dhe shtojmë orizin, lart vendosim mishin e përgatitur të pulës me perimet si dhe lëngun e lëshuar gjatë zierjes.
Sipas nevojes i shtojme pak leng pule ose uje qe orizi te ziehet tamam.
Commenti