Kaçamak me kërpudha:
Përbërësit:
600 g kërpudha;
3 thelpinj hudhre;
60 g ullinj të gjelbër;
110 ml verë të kuqe;
1 luge kafe rigon;
410 ml qumësht;
310 ml supë perimesh;
210 g miell për kaçamak;
120 g kaçkavall të grirë në rende
kripë, piper, sipas deshires
Përgatitja:
Zjejme qumështin dhe supën, shtoni miellin e kaçamakut dhe duke e përzier vazhdimisht zjeni katër minuta, hiqeni nga zjarri dhe pastaj hidhni sipër kaçkavallin e grirë në rende.
Në nje tigan fërgoni kërpudhat, shtoni hudhrën, kur hudhra të krijojë aromë, hidhni verën e kuqe dhe ullinjtë dhe i lejme dhjetë minuta te zjejne.
Nga fundi shtoni erëzat dhe përzieni mirë. hidhni kaçamakun në pjatë dhe sipër salcën e kërpudhave.
Ju bëftë mirë!
Comments