top of page

Kazandibi.

Kazandibi.

Koha e pergatitjes: 20 Minuta.

Përbërësit:

1\5 litër qumësht;

4 lugë miell orizi (bën edhe miell gruri),

4 lugë nisheste;

1 gotë sheqere

60 g gjalpë apo margarinë;

2 të verdhë të vezës;

3 lug sheqer pluhur;

pak gjalpë për lyerje të tiganit;

pak kokosi të bluar për zbukurim.


Përgatitja:

Në qumësht shtoni sheqerin e imët dhe hidheni në tenxher që të vlojë.

Gjatë asaj kohe tundni miellin, nishestenë dhe të verdhët e vezës me pak ujë dhe gradualisht duke e përzier vazhdimisht shtoni në qumështin i cili vlon.

Ulni zjarrin dhe zieni derisa të dendësohet.

Në fund shtoni gjalpin dhe kur ai të shkrihet shkurtimisht me mikser tundni kremin që të bëhet i shkriftë.

Një tigan të madh lyeni me gjalpë dhe qitni sheqerin pluhur, ndërkaq sipër qitni kremin e nxehtë.

Tiganin lëreni në zjarr që sheqeri të karamelizohet.

Herë pas here me lugë kontrolloni se a është karamelizuar, dhe nëse tigani është më i madh se pllaka, silleni në atë mënyrë që të nxehet i gjithi.

Kur të përfundojë karamelizimi, tiganin vendoseni në një tepsi të madhe dhe në tepsi me kujdes hidheni ujë të ftohtë për t’u ftohur sa më shpejt dhe përmbajtja të ndahet nga ena.

Ëmbëlsirën e ftohur futeni në frigorifer për dy orë,

pastaj me thikë të mprehtë priteni sipas deshires ne forma te ndryshme.

Ëmbëlsirën e përfunduar zbukurojeni me kokosi të bluar për zbukurim.

6 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page