Kallamar të skuqur
- Alexander Ziso
- Jul 18, 2021
- 1 min read
Updated: Jul 31, 2022
Nje pjate plot shije dhe e lehte per tu pergatitur. Kallamar te skuqur qe jane te pershtatshem per femijet dhe per te rriturit e jane gati ne pak kohe.
Kallamar të skuqur
Përbërësit
1 kg Kallamare
Miell
Vaje
Kripë, piper
Limoni
Pergatitja.
Si fillim duhet te filloni ti pastroni, ti lani mire kallamaret dhe i kulloni. Pastaj filloni me procesin e prerjes. Kur ti prisni ato ne copa kini parasysh ne copa horizontalisht ne rrathe, kembet mos i prisni.
Copat e kallamareve i kaloni ne miell. ( Mund ti marinoni me kripe , piper e limon dhe pastaj i kalon ne miell ose mund te hidhni kripe e piper tek mielli.)
Vaji duhet te jete i nxehte(i djegur perpara kohe)per skuqje në mënyrë që te marrin ngjyre te arte ne kafe. (Duhet te keni parasysh t’i nxirrni shpejt dhe ti ktheni nga te dyja anet.)
Pasi i hiqni nga zjarri i vendosni ne nje leter kuzhine ne menyre qe te thithi vajin e tepert. Mund ti hidhni kripe sipas deshires dhe sherbehen te nxehte e te shoqeruar zakonisht me sallate.


Comentarios