top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Kallamar i mbushur me thërrime buke:

Kallamar i mbushur me thërrime buke:

Perbersit per 4-5 persona


4-5 kallamarë

2 spec djegës

3-4 feta buke me gjithë koren

2 qep

1 tuf borzilok

1 gotë verë e bardhë

kripë dhe piper i zi

1 limon

1 lugë ullinje pa berthame,ullinje kallamate do ishte më mirë.

3 thelpinjë hurdhër

pak vaj ulliri


Pergatitja


Pastroni kallamarin nga të brendëshmet dhe nga dhëmbi.Tentakulat dhe krahët hiqjani dhe pritjani në copa shumë të vogla.Grini bukën në thërrime të vogla.Grini qepën imët sëbashku me hurdhërat dhe pak spec djegës.Vendosni një tigan me pak vajë ulliri të kaurdiset qepa,hurdhëra dhe speci djegës.Shtoni dhe tentakulat dhe krahët e prera në copa të kallamarit dhe kaurdisini mirë sëbashku.Shtoni dhe ullinjtë e grirë dhe thërrimete bukës.Përzijini për disa sekonda derisa buka të jetë kaurdisur mirë dhe shuani me verë të bardhë.Lëreni që vera të avullojë dhe rregulloni me kripë,piper të zi dhe borziloke të grirë.


Me këtë komposto mbushni brënda kallamarin dhe mbyllni grykën e tijë me një kunjë dhëmbësh që mos të dali jashtë mbushja.Shtoni përsëri pak vaj ulliri te i njëjti tigan ku gatuam mbushjen dhe vendosoni të skuqen kallamarët.Skuqini mire nga të gjitha anët dhe jo më shume se 10 minuta pasi kjo është koha optimale për skuqjen e tijë,nëse e lini me shumë ai ju bëhet si llastik.Shuani me lëngë limoni dhe lëvizni tiganin para mbrapa në mënyre që lëngu i limonit dhe yndyra të krijojnë një salcë të hollë.


Shërbejeni të ngrohtë me salcën që ka formuar.

15 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page