top of page

Domate të Mbushura me Oriz dhe Erëza:

Updated: Dec 14, 2020

Domate të Mbushura me Oriz dhe Erëza:

Pёrbёrёsit: 6-8 domate të pjekura, të plota 4-5 lugë gjelle vaj ulliri 2 specka te grira holle 2 korra qepe mesatare të grira hollë 2-3 thelpinj hudhre të grira hollë 260 gr oriz (glase eshte orizi i thyer) të gatuar 6-7 gjethe të mëdha borziloku, një lugë çaji rigon, (ose 8-9 fije rigon te fresket te grir) një lugë çaji te that nenexhik, (ose 10-15 fije nenexhik te fresket te grir) 300 ml uje, (ose bouillon nga perime te ndryshme ose prej mishi) 50 gr ver per te shuajtur 100 gr parmixhan. krip, piper sipas deshires. Pёrgatitjes: Ngrohni paraprakisht furrën në 180o / 250o Gradë. Lyeni me vaj një tavë zjarr-duruese që është e mjatueshme për të mbajtur domatet. Prisni nga një fetë të hollë nga pjesa e sipërme e çdo domateje, dhe ruajeni. Hiqni tulin e domates me një lugë dhe pritini së bashku me pjesën e sipërme të domateve në kubikë të vegjël. Nxehni 1 lugë gjelle vaji në një tigan në nxehtësi mesatare. Shtoni qepën, dhe kaurdiseni për rreth 3 minuta. Shtoni hudhrën, specekat e grira dhe gatuajeni edhe për një minutë tjetër. Shtoni një filxhan me tulin e domates, orizin, dhe erëzat e grira. Ziejeni, trazojeni, deri sa orizi të absorbojë pjesën më të madhe të lëngut, shto edhe pak ujë nëse përzierja duket e thatë. Për këtë do të duhen rreth 6-8 minuta. Mbulojeni me piper të freskët të grirë. Pjesën e mbetur të tulit të domateve përziejeni me ujë; shtoni gjethet e borzilokut, kripë, dhe piper të zi. Përziejini në një blender sa të zbuten. Mbushni domatet me orizin me erëza, spërkatini me djath, dhe vendosini në tavën e përgatitur. Hidhni salcë pure rreth domateve. Piqini për rreth 25 minuta, ose derisa djathi të marrë një ngjyrë të lehtë kafe. Shërbejeni me një sallatë të freskët jeshile. ose me patate te pergatitur ne furr, ose me djathe te bardhe, Feta.

Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!



99 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page