Djathë i skuqur:
- Alexander Ziso
- Nov 17, 2020
- 1 min read
Djathë i skuqur:
Përbërësit:
600gr djathë të fortë
3 vezë
5 lugë miell
1 gotë birrë
2 lug majdanoz
200gr salce domatesh
krip,piper
vaj
Pergatitja:
Djathin e nxjerrim nga lëngu dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta, kështu ai ngrihet dhe nuk ngjitet për tigani gjatë pjekjes.
E prejmë në copa mesatare jo shumë të trasha.
Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë birren dhe miellin, pastaj shtojmë të bardhat e e vezëve të cilat më parë i rrahim derisa të formojmë shkum të bardhë nga to. Në fundë shtojmë majdanozin e coptuar imët, kripë dhe piper sipas shijes.Pjesët e prera të djathit i vendosim në masën e përgaditur.
Nxehim tiganin, pastaj një nga një pjesët i djathit i fërgojmë në të dyja anët.
Djathin e fërguar e servojmë me salcë domatesh të cilen e fërgojmë më parë në tigan.
コメント