top of page

Kanell rolle: Cinnamon rolls (Kanelbullar).

Updated: Mar 16, 2021

Kanell rolle: Cinnamon rolls (Kanelbullar).

Përbërësit.

2 3/4 Filxhane caji miell

2 Luge gjelle Gjalp

1 Veze

8g Fare buke

1/4 Filxhane caji sheqer

1 Luge gjelle sheqer

1/4 Filxhane caji qumesht

1/2 Filxhane caji uje


Përbërësit per mbushjen

1/2 Filxhane caji Sheqer te zi

1/4 Filxhane caji gjalp te shkrire

1 Luge gjelle kanelle

2 Vanilie


Përbërësit per siperfaqen

200g krem djathi (Philadelphia)

100g Gjalp (te shkrire)

1 Vanilie

1 luge gjelle mjalt

2 1/2 Filxhane caji pluhur sheqeri

3-4 Luge gjelle qumesht.


Pergatitja.

Nxehim pak ujin dhe qumeshtin e hedhim ne nje tas te madhe hedhim 1 luge sheqer faren e bukes e trazojme mire sa te shkrin dhe e mbulojme me nje peshqir e leme 15 minuta kur te jete gati hedhim sheqerin vezen gjalpin qe e kemi shkrir por kujdes mos te jete shume i mxehte se djeg faren e bukes hedhim dhe miellin dhe fillojme te gjeshim e leme brumin ne vend te nxehte mbuluar me nje peshqir per 40 minuta kur te jete gati marrim brumin dhe e hapim ne nje pet jo shume te holle.

Hedhim ne nje tas te gjithe perbersat per mbushjen i trazojme mire dhe i hedhim te brumi e hapim ne te gjithe siperfaqen dhe fillojme ta mbeshtjellim te behet e rrumbullakte i presim me nje thike te jene te gjitha te njejta dhe te vogla.Marrim nje tepesi shtrojme leter vaji dhe i veme aty nje e nga nje te shtrira i mbulojme me nje peshqir dhe i leme te fryhen 30 minuta pasatj i pjekim ne 170 grade per 30 minuta.

Ne nje tas hedhim te gjithe perbersat per siperfaqen i rrafim me mikser dore per 3-4 minuta kur te jete embelsira e nxehte hedhim kremin nga lart dhe e hapim nese eshte shume kremi mund ta perdorni dhe per kek ose per embelsira te tjera.





254 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page