top of page

Cheesecake me luleshtrydhe.

Cheesecake me luleshtrydhe.

Përbërësit:


280 gr biskota

130 gr gjalpë i shkrirë

1 majë luge çaji pluhur vanilie

700 gr djathë i butë (philadelphia, ricotta, mascarpone)

350 ml krem qumështi

450 gr luleshtrydhe

130 gr sheqer

gjalpë për formën

sheqer pluhur për spërkatje


Pergatitja:

Për të gatuar cheesecake me luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Thërmojmë biskotat. Lyejmë një formë për cheesecake me gjalpë dhe e spërkasim me sheqer phuhur. I përziejmë biskotat me gjalpin, i shtrojmë në formë dhe i shtypim që të krijojnë një shtresë të njëtrajtëshme. E fusim në frigorifer për rreth 2 orë që të stabilizohet. Rrahim mirë djathin bashkë me 100 gr sheqer dhe vanilien. Shtojmë kremin e qumështit dhe vazhdojmë të rrahim deri sa të kemi një përzierie homogjene. E shtrojmë kremin mbi biskotë dhe e sheshojmë me një shpatull pasticerie. E fusim në frigorifer dhe e lëmë për tërë natën. Punojmë gjysmat e luleshtrydheve në blender bashkë me 25 gr sheqer dhe pastaj e kalojmë në sitë. Shpërndajmë pjesën tjetër mbi cheesecake dhe hedhim sipër purenë e blenderit.

5 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page