top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Bukë Misri.

Updated: Apr 12, 2022

Bukë Misri.

Një recetë që vërtetë do t’ju pëlqejë dhe do të bëhet e preferuara juaj.

Ju duhen vetëm 20 minuta dhe do të shijoni një bukë të ngrohtë, të butë dhe plot aromë falë vajit të ullirit dhe erëzave.

Receta që ju sjell sot është perfekte për ta shoqëruar me çdo recetë supe apo sallate si me perime të freskëta por dhe me të pjekura.

Madje mund ta konsumoni në çdo vakt të ditës, pasi ajo qëndron e butë për një kohë të gjatë.


Përbërësit

100gr miell misri

70gr miell gruri

1 lugë e gjysmë me sodë buke

1 lugë çaji me gjethe rozmarine të grirë

Gjysmë thelbi hudhër i grirë

Gjysmë luge çaji me kripë

1 vezë

190gr qumësht

3 lugë gjelle me vaj ulliri


Përgatitja

Ju këshilloj që në fillim të ndizni furrën në 220 gradë që të ngrohet.

Ndërkohë në një tas të madh hidhni miellin, sodën e bukës, rozmarinën e grirë, hudhrën dhe kripën.

Përzjejini mirë në mënyrë që përbërësit të krijojnë një masë të njëtrajtshme.

Më pas në një tas tjetër rrihni vezën me qumështin dhe dy lugë gjelle vaj ulliri, derisa të formohet një salcë e hollë.

Hidhni ngadalë miellin me përbërësit e tjerë, dhe përzjejeni pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Pasi brumi të jetë lidhur, duhet ta përzieni edhe për disa minuta të tjera në mënyrë që brumi të ketë ajër.

Hidhni aty brumin që përgatitët dhe përhapeni mirë me ndihmën e një luge në mënyrë që buka të piqet njëtrajtësisht.

Futeni për ta pjekur për 12-15 minuta ose derisa sipërfaqja e saj të jetë e artë.

Priteni në katrorë dhe shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me djathë apo kos dhe dhallë.




68 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page